Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Strategjia e re ushtarake e Gjermanisë

    Kuvendi i Kosovës e miraton Projektligjin për çmimet tavan mes kundërshtimeve nga opozita

    Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare akademiku Rexhep Qosja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Rajon

    Kos nis vizitën treditore në Bosnje e Hercegovinë

    September 22, 2025
    Kos nis vizitën triditëshe në Bosnje e Hercegovinë
    Marta Kos

    BOSNJE E HERCEGOVINË-Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, mbërriti më 22 Shtator në një vizitë triditëshe në Bosnje e Hercegovinë.

    Ajo u takua tashmë me anëtarin boshnjak të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq.

    Në takim nuk morën pjesë serbja Zhelka Cvijanoviq e as kroati Zhelko Komshiq. Gjatë vizitës, Kos do të takojë edhe zyrtarë të tjerë të këtij vendi, ndërsa do të flasë edhe para Parlamentit të Bosnje e Hercegovinës.

    Gjithashtu, do të takohet me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, mediave, komuniteteve lokale, grave me ndikim në biznes dhe të rinjve nga e gjithë Bosnje e Hercegovina.

    Sipas një njoftimi të Delegacionit të Komisionit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, qëllimi i vizitës është t’i japë mbështetje këtij vendi në rrugën drejt BE-së.

    “Komisionarja do t’i inkurajojë autoritetet që t’i ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm për të realizuar konferencën e parë ndërqeveritare të shumëpritur, dhe do të theksojë rëndësinë që Bosnje e Hercegovina të mos humbasë mundësinë unike që ofron Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

    Bosnje e Hercegovina mori dritën jeshile për negociata për anëtarësim të plotë në BE në mars të vitit të kaluar, por Brukseli ka paralajmëruar se bisedimet do të fillojnë vetëm pasi vendi të përmbushë një sërë kushtesh.

    Ato përfshijnë harmonizimin me politikën e jashtme të BE-së, që nënkupton, për shembull, edhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës – një vendim ky që kundërshtohet nga përfaqësuesit e entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska.

    Një tjetër kusht është shmangia e diskriminimeve etnike dhe territoriale në zgjedhjen e anëtarëve të Presidencës, si dhe reforma e Gjykatës Kriminale dhe Gjykatës Kushtetuese.

    Brukseli ka paralajmëruar se pa një plan të qartë reformash dhe pa zbatimin e tij, Bosnje e Hercegovina nuk do të marrë as fonde të BE-së e as kredi me kushte të favorshme.

    Shuma e parë prej 108 milionë eurosh nga rreth një miliard euro të planifikuara me Planin e Rritjes për Bosnjën, u ridrejtua verën e kaluar drejt vendeve të tjera.

    Në tetor, Bosnja mund të humbasë një shumë të ngjashme, pasi Komisioni Evropian ka theksuar se fondet do t’u jepen atyre që avancojnë, jo atyre që mbeten pas./REL

    Akuzat “bombë” nga Angela Martini/ Oni Hysenbelliu: Turp t’i vijë, mbahet mend vetëm nga meshkujt që ka pasur

    Bosnje e Hercegovinë Marta Kos Republika Sërpska
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Strategjia e re ushtarake e Gjermanisë

    April 23, 2026

    Kuvendi i Kosovës e miraton Projektligjin për çmimet tavan mes kundërshtimeve nga opozita

    April 23, 2026

    Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare akademiku Rexhep Qosja

    April 23, 2026

    Pla*osja e 17-vjeçarit në Korçë/ Zbardhen dëshmitë: Sherri nisi për lojën me letra

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.