Një aksident ndodhi mbrëmjen e 9 tetorit në Bulevardin Republika të Korçës.
Burimet thanë se një motomjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një mur.
Mësohet se drejtuesi i motomjetit është transportuar në spitalin e Korçës, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit.



