Gjatë ditë së sotme burimet bëjnë me dije se qarku Korçë, ka patur reshje lokale dëbore me intensitet shumë të ulët.
Për rrjedhojë subjektet kontraktore vijojnë punën për kriposjen dhe zgjerimin e akseve kryesore nacionale e turistike, duke normalizuar qarkullimin e automjeteve.
Më tej mësohet se po vijon puna për hapjen e rrugëve dytësore e lidhëse: Vithkuq-Shtyllë-Panarit, Voskopojë-Lekas, Qafa e Plloçës-Dardhas-Osnat, Proptisht-Slabinjë-Velçan-Bishnicë, Mollas-Qafzes-Çlirim (Kolonjë), Miras-Vidohovë (Devoll), etj.
Vështirësi qarkullimi për shkak të dëborës ka në zonën e Çlirimit-Ersekë, fshatrat Bishnicë, Shpellë e Jollë, Dardhas e Osnat (Pogradec), Nikolicë e Arrëz (Devoll), etj në të cilat vazhdon puna për kthimin në normalitet të situatës.
Ndërsa mungesë të energjisë elektrike kanë fshatrat e Njës.Admin. Proptisht të cilët marrin energji elektrike nga Agjenc.Elekt. Përrenjas.


