Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Berlin/ Rama takim me Ministren e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, Katherina Reiche

    Papa Leo komenton marrëveshjen SHBA-Iran: Le të shpresojmë që lufta të ketë mbaruar vërtet

    Inceneratori i Elbasanit përfshihet nga flakët, re të dendura tymi mbulojnë zonën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Korça plot për festat e fundvitit, policia merr masat dhe del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

    December 15, 2024
    foto e marrë nga FB i Bashkia Korçë

    Edhe këtë vit shqiptarët kanë zgjedhur Korçën për të kaluar festat e fundvitit. Operatorët turistikë bëjnë të ditur se hotelet, bujtinat e shtëpitë pritëse janë të rezervuara në qytet dhe fshatrat turistike për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

    Ndaj, Sektori i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës ka hartuar një plan të posaçëm masash për të garantuar sigurinë rrugore gjatë festave të fundvitit.

    Plani synon monitorimin e të gjitha akseve rrugore kombëtare dhe lokale, me fokus të veçantë në rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e qarkullimit.

    Sipas burimeve zyrtare, në akset kryesore të qarkut do të vendosen 8 patrulla të Policisë Rrugore, ndërsa do të përdoren edhe radarë për të kontrolluar shpejtësinë e automjeteve.

    Veç policisë rrugore, kontrolle do të kryhen edhe nga efektivët e Policisë së Rendit, sidomos në qytetet Korçë dhe Pogradec, ku priten lëvizje më intensive të mjeteve dhe qytetarëve.

    Policia i bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin shpejtësinë e lartë dhe të përdorin rrugët alternative, si unazat e qyteteve, për të shmangur fluksin e madh në rrugët kryesore.

    Qëllimi i këtij plani është rritja e sigurisë dhe shmangia e aksidenteve në një periudhë me lëvizje të dendur.

    Policia e Korçës siguron qytetarët se masat do të jenë në fuqi deri në përfundim të festave të fundvitit, me kontrolle të përforcuara në pikat më të ngarkuara të qarkut.

    festat e fundvitit hotelet korça policia rezervimet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Berlin/ Rama takim me Ministren e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, Katherina Reiche

    June 17, 2026

    Papa Leo komenton marrëveshjen SHBA-Iran: Le të shpresojmë që lufta të ketë mbaruar vërtet

    June 17, 2026

    Inceneratori i Elbasanit përfshihet nga flakët, re të dendura tymi mbulojnë zonën

    June 17, 2026

    Rutte: KFOR-i në të ardhmen do të ketë deri në 3.500 trupa

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.