Ndërkohë që sinoptikanët parashikojnë se nga dita e mërkurë do të nisin reshjet e shiut, e mund të ketë rebeshe dhe stuhi, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave civile ka paralajmëruar Bashkitë e vendit.
Emergjencat u kanë dërguar një mesazh bashkive duke u kërkuar të marrin masa paraprake, para nisjes së reshjeve të shiut.
“Në datat 14, 15 dhe 16 parashikohet se do të ketë reshje me intensitet mesatar. Merrni masat sipas detyrave që mbuloni”, shkruhet në mesazh.
Konkretisht bashkive u kërkohet të kontrollojnë sistemet e kullimit të kanaleve të ujërave të larta, të dyta e të treta dhe kolektorëve të shkarkimit për të parandaluar përmbytjet. Në qytete, kërkohet të kontrollohen pusetat dhe të pastrohen nga mbeturinat.


