Site icon Informohu siç duhet

Kontributi i Igli Tares formon një “Milan shqiptar”

Kontributi i Igli Tares formon një "Milan shqiptar"

Ditën e sotme, ‘La Gazzetta dello Sport’ i kushtoi një artikull për mesfushën e re të Milanit.

Me përjashtim të nënshkrimit të Luka Modric, i cili pritet të finalizojë transferimin e tij pas Kupës së Botës për Klube, i cili dhe do të jetë një aset i madh për skuadrën për sa i përket lidershipit, dy objektiva kryesore nxjerrin në pah karakteristikat e një “Milani shqiptar”.

Nga njëra ana kemi pjesëmarrjen e Granit Xhakës, kapitenit të ekipit kombëtar zviceran; nga ana tjetër, trashëgimtarin e tij Ardon Jashari, i lindur në vitin 2002, me të cilin Milani u përball këtë vit në Ligën e Kampionëve kundër Club Brugge

Ardon Jashari konsiderohet si pasardhësi natyror i Xhakës dhe disa klube, veçanërisht nga Gjermania, janë të interesuara për të.

Sipas ‘Gazzetta’ , çmimi i tij është rreth 35 milionë euro.

Me Taren në regji si shtyllë e ekipit, ‘Bjondin’, Xhakën dhe Jasharin e lidh shqipja.

LEXO EDHE: 

Tragjedia ajrore në Indi. Deri më tani: 290 viktima nga ngjarja

Vijojnë përplasjet te Urdhri i Psikologëve! Treska kyç zyrën, Laboviti kundërshton

 

Exit mobile version