Në një konferencë për gazetarët, ditën e sotme, kryedemokrati Berisha nuk kishte si t’i shmangej dhe pyetjes në lidhje me kontratën e lobimit prej 6 milionë dollarësh.
“Kjo kontratë nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet. Ajo ka qëllim marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, paraqitjen e realitetit shqiptar me të gjithë problematikat e mëdha të tij para administratës së SHBA,” tha Sali Berisha para gazetarëve.
Por ndryshe nga seç pretendon Sali Berisha, kontrata e nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i PD u bë në emër të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore,” një bashkim i partive politike të opozitës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Kontrata është për kauzat e drejta të Partisë Demokratike,” nënvizoi Sali Berisha, duke përjashtuar sërish mundësinë që kjo kontratë të përdorej në mënyrë që të hiqej non-grata e tij.
LEXO EDHE:
Kontrata e lobimit/ PD me sulme ndaj SPAK. Falenderon diasporën për financimet


