Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme teksa po vijon takimin me gratë dhe vajzat në Vlorë, ka reaguar në lidhje me hetimin e nisur nga SPAK për një lobim 6 milionë euro në SHBA nga Partia Demokratike.
Në fjalën e tij kryeministri bëri një krahasim mes Berishës dhe Bashës. Për këtë të fundit, rama u shpreh se u bë copash për një shumë që nuk kap as çerekun e shumës së paguar së fundmi nga PD.
Ndërsa shtoi më tej se këto 6 milionë euro po përdoren për të hequr non-gratën e Berishës. Kurioz se si janë mbledhur këto para, Rama theksoi se kjo nuk është çështja dërrmuese e shqiptarëve. Këta të fundit i pret një moment më i rëndësishëm: votimi në 11 maji.
Rama: Gratë dhe vajzat janë pararoja e rrugës tonë drejt 11 majit dhe që janë garancia se më 11 maj, ne do të marrim rezultatin e duhur për Shqipërinë me BE, në Europë. Dhe larg Shqipërisë përsëri mbrapsht në gropë. Dhe kur flasim për gropën, këtu në Vlorë dhe sidomos ata që e kanë jetuar si prindër katastrofën e vitit 1997 e dinë shumë mirë për çfarë flasim. Nuk është aspak e ekzagjeruar të flasësh sot për katastrofën e atij viti që e përvëloi Vlorën dhe e hapi plagën e madhe, sepse është i njëjti fajtor që përsëri vjen vërdallë, që herë me mendjen në vend, e herë diku tjetër, për të kërkuar nga shqiptarët votën, thjesht dhe vetëm për hallin e tij persona. Besoj se të gjitha ju që jeni këtu sot, dhe ata që ndjekin në të përditshmen e vetë këtë ballafaqim, jeni sot të habitura nga fakti që janë paguar 6 milionë euro. Është bërë një kontratë 6 milionë euro, thuhet nga patriotë. Ju kujtohet herën e kaluar Luli i shkretë për 500 mijë u bë leckë. Edhe ai kështu tha, u mblodhën ca patriotë. E kuptoni janë 6 milionë ecur për të hequr damkën e një personi non grata. Janë vërtet shumë për të mos bërë pyetjen ku u gjetën ata para. Si mundet që thjesht dhe vetëm për hallin e një njeriu, të paguhen më shumë para sesa shteti jep për të gjitha partitë të marra së bashku. Është pak e cudishme kur e mendon se na u tha sa të vinte Trump, do ikte non grata. Tani u dashkan edhe 6 mln euro me shpresën që të ikte non grata. Edhe sikur të rrijë edhe sikur të iki, kjo nuk është çështja dërrmuese e shqiptarëve, që janë sot në një moment historik dhe duhet të marrin një vendim historik.


