Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Robbie Williams emocionon fansat, ngjitet në skenë me vajzën 13-vjeçare gjatë koncertit në Luksemburg

    Arrestohet efektivi i Policisë në Dibër, dyshohet se neglizhoi hetimin për largimin e një personi në ekstradim

    FIFA nxjerr në shitje bileta të reja për finalen e Botërorit, çmimet arrijnë deri në 33 mijë dollarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

    May 9, 2026

    TIRANË– Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e shitjes së karburanteve në vend. Bëhet me dije, se nafta është rritur me 4 lekë nga hera e fundit dhe do të shitet jo më shumë se 197 lekë/litri. Ndërkohë benzina është rritur me 3 lekë dhe tashmë do të shitet jo më shumë se 182  lekë/litri. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, datë 9, ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

    Njoftimi i plotë: 

    Bordi i Transparencës në datë 9 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

    Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

    Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 9 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

    Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

    SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%./Radar.al

    Bordi i Transparences
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Robbie Williams emocionon fansat, ngjitet në skenë me vajzën 13-vjeçare gjatë koncertit në Luksemburg

    July 10, 2026

    Arrestohet efektivi i Policisë në Dibër, dyshohet se neglizhoi hetimin për largimin e një personi në ekstradim

    July 10, 2026

    FIFA nxjerr në shitje bileta të reja për finalen e Botërorit, çmimet arrijnë deri në 33 mijë dollarë

    July 10, 2026

    Rënia e kriptomonedhave godet projektin e familjes Trump, investitorët humbin qindra miliona dollarë

    July 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.