Tensione janë shënuar pasditen e sotme në KZAZ nr. 30, në zonën e Yrshekut, ku gjatë procesit të numërimit ka pasur një përplasje mes përfaqësuesve të subjekteve të ndryshme politike.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, duke detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të Policisë për të qetësuar situatën. Si rezultat, është shoqëruar shtetasi R. N., 26 vjeç, i dyshuar si i përfshirë në konflikt. Policia bën me dije se ndaj tij do të vijojnë veprimet procedurale përkatëse.
Në një reagim zyrtar, Policia e Tiranës ka hedhur poshtë pretendimet se në konflikt janë përfshirë edhe punonjës të rendit, duke i cilësuar këto si të pavërteta.
Grupet hetimore vijojnë punën për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


