Site icon Informohu siç duhet

Konflikt mes adoleshentëve, 15-vjeçari plagoset me mjet prerës

Pamje shokuese/ Plas grushti mes vajzave. E merr për flokësh dhe e plas në tokë, shoqet shijojnë “spektaklin”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Kukësit, ku një konflikt mes dy adoleshentësh ka përfunduar me plagosjen e një 15-vjeçari.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 17:25, një i mitur dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatar të tij, i cili është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Prizrenit. Mësohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë dhe bashkëpunimit me qytetarët, autori i dyshuar është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Kukës.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e incidentit.

Exit mobile version