Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Infantino sulmon kritikët e FIFA-s pas Kupës së Botës: Përhapët vetëm urrejtje dhe humbët gëzimin e futbollit

    Marrëveshja ruse, Shevchenko i del kundër Pirlos: E dënoj atë që bëri

    Rrezikoi pushuesit me manovra të rrezikshme, policia bllokon jet skin dhe gjobit drejtuesin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Koncerti i festave të fundvitit, qytetarët festojnë në shesh, Veliaj: Tirana është transformuar në një qytet europian

    December 24, 2024

    Tirana po shndrin nga ngjyrat në vigjilje të Krishtlindjes! Sipas traditës, qytetarët janë mbledhur në shesh, aty ku të gjithë së bashku, nën dritat e pemës, festojnë pranë të dashurve të tyre.

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e çeli mbrëmjen festive të koncertit të fundvitit në Sheshin “Skenderbej”, me një urim të veçantë dhe dy lajme të mira për qytetarët.

    “Ky shesh është bërë më i bukur se kurrë këtë fundvit dhe më vjen mirë që, e gjithë ajo punë dhe sakrificë për fëmijët e qytetit po shpërblehet çdo ditë e më shumë.

    Dua t’i uroj dhe gjysheve dhe gjyshërve gëzuar festat. Ata kanë sakrifikuar kaq shumë, është ndoshta brezi më i përvuajtur, që ka kaluar situatat më të vështira të historisë sonë, por edhe ka kontribuuar kaq shumë për vendin.

    Më vjen mirë që nga data 1 janar të gjithë gjyshërit dhe gjyshet do të kenë mundësi të udhëtojnë falas me autobus, me abonenë e subvencionuar nga Bashkia e Tiranës.

    Gëzuar edhe prindërve të mrekullueshëm të qytetit tonë, që rrisin këta fëmijë. U uroj shërim të shpejtë kushdo që është sëmurë, po ashtu të gjithë ata që janë të dekurajuar të gjejnë forcë dhe guxim. Ju falenderoj me gjithë zemër për lutjet, për kurajën, edhe për të gjithë bashkëpunimin e shkëlqyer për ta bërë këtë qytet vërtet europian.

    Nuk dua të harrojmë se nga data 1 janar, Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut: do të thotë se do të kemi pafund aktivitete ku mund të vini të këndoni, të kërceni, edhe unë duke qenë se s’jam shumë i mirë te kënga dhe vallet, do rri aty në rresht të parë t’ju duartrokas gjithmonë. Gëzuar festat dhe bekime për të gjithë!”, u shpreh Veliaj.

    festa e fundvitit koncert
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Infantino sulmon kritikët e FIFA-s pas Kupës së Botës: Përhapët vetëm urrejtje dhe humbët gëzimin e futbollit

    July 27, 2026

    Marrëveshja ruse, Shevchenko i del kundër Pirlos: E dënoj atë që bëri

    July 27, 2026

    Rrezikoi pushuesit me manovra të rrezikshme, policia bllokon jet skin dhe gjobit drejtuesin

    July 27, 2026

    Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.