Një roje sigurie komplotoi për të rrëmbyer, përdhunuar dhe vrarë prezantuesen televizive Holly Willoughby është dënuar minimalisht prej 16 vitesh burg.
Gavin Plumb tha se “fantazia e tij përfundimtare” ishte përdorimi i mjeteve që ai kishte mbledhur për të ushtruar dhunë të seksualizuar kundër ish-prezantueses të This Morning.
37-vjeçari nga Harlow Essex, u kap pasi pa vetëdije ai vetë i zbuloi planet e tij një oficeri policie që vepronte në dhomën e bisedës në internet “Abduct Lovers”.
Duke vendosur dënim të përjetshëm në Gjykatën e Chelmsford Crown, zoti Murray përshkroi disa nga planet që Plumb diskutoi si ” sadiste, brutale dhe degraduese”.
Ai shtoi se veprat kanë pasur “pasoja në ndryshim të jetës” për zonjën Willoughby.
Plumb do të vuajë të paktën 15 vjet e 85 ditë burgim minimal, për shkak të kohës së paraburgimit përpara gjyqit.
I akuzuari kishte mohuar se kishte kërkuar vrasje dhe nxitje të rrëmbimit dhe përdhunimit midis 2021 dhe 2023, por u shpall fajtor pas një gjyqi 8 ditor .
I pandehuri, i cili kishte dënime të mëparshme për tentativë rrëmbimi, qëndroi pa emocione në bankën e të akuzuarve ndërsa u dënua .