Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria pranon ftesën për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes/ Rama letër Trump-it: Privilegj të kontribuoj në këtë përpjekje (LETRA)

    ‘Ishte konflikt i çastit’/ Zbardhet dëshmia e autorit të vr*sjes së Petrit Ndout: Nuk doja ta vr*sja

    Hetimet mbi aksidentin në Spanjë/ Çfarë e shkaktoi çarjen mbi 30 cm në shinat e hekurudhës?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Kompensimi 10%, fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për të përfituar nga skema e re e TVSH

    December 16, 2025

    Fermerët që shesin prodhimet e tyre bujqësore tek grumbulluesit, përpunuesit apo agroturizmet e certifikuara duhet të nisin grumbullimin e autofaturave, në mënyrë që të përfitojnë kompensimin 10% nga skema e re e TVSH-së. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar” i miratuar nga Parlamenti përcakton se kompensimi i TVSh-së 10% të fermerëve do të bëhet mbi vlerën e faturave të lëshuara nga blerësi i produkteve të tyre bujqësore. Për fermerët e pajisur me NIPT tatimor, pra që nuk janë subjekte të regjistruara në QKB, ligji parashikon se fatura e shitjes apo autofatura lëshohet prej blerësve të mallrave bujqësore.

    Në total sipas të dhënave të Ministrisë së Financave nga viti 2018 deri në shtator 2025 janë të pajisur me NIPT tatimor 110 mijë fermerë.

    Kjo autofaturë e lëshuar për fermerin nga përpunuesi, grumbulluesi, apo një agroturizëm i certifikuar do të shërbejë si bazë për llogaritjen e kompensimit, i cili përfaqëson 10% të vlerës së saj dhe synon të mbulojë pjesërisht TVSH-në që fermerët kanë paguar për inputet bujqësore, si plehra kimike, fara dhe fidanë.

    P.sh nëse një fermer i pajisur me NIPT do të shesë produkte bujqësore, me vlerë 1,000 euro, dhe për këtë shitje grumbulluesi apo përpunuesi do të lëshojë autofaturën përkatëse, atëherë fermeri do të përfitojë një kompensim prej 10%, pra 100 euro.

    Kërkesa për kompensim do të bëhet dy herë në vit, për periudhat janar–qershor dhe korrik–dhjetor.

    Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla gjatë një takimi në Elbasan me fermerët bëri thirrje për grumbullimin e autofaturave me qëllim përfitimin e kompensimit.

    “Fermerët që shesin prodhimet e tyre bujqësore tek grumbulluesit, përpunuesit ose agroturizëm do të kompensohen në masën 10% të vlerës së faturës. Kjo faturë do të lëshohet nga blerësi i produkteve të tyre.

    Ju i grumbulloni këto fatura, i dorëzoni në tatime çdo 6 muaj dhe shteti ju kthen 10% të vlerës së faturave direkt në llogarinë tuaj bankare”, u shpreh ministri Salla.

    Po ashtu më herët nga tatimet u sqarua se parashikohet që fermerët vitin e ardhshëm të dorëzojnë kërkesën përmes platformës e-Albania dhe të konfirmojnë online çdo autofaturë të lëshuar në emrin e tyre. Pas verifikimit, shuma e kompensimit do të derdhet direkt në llogarinë bankare të fermerit brenda 30 ditëve.

    Përfitues të skemës janë fermerët që nuk janë subjekt i TVSH-së dhe që nuk ngarkojnë TVSH në shitjen e produkteve të tyre, por që njëkohësisht nuk kanë të drejtë të rimbursojnë TVSH-në e paguar për blerjet.

    Skema synon kompensimi 10% i TVSh-së së paguar për inputet bujqësore, por që nuk do të llogaritet direkt mbi blerjet e fermerit për plehra kimike, fidanë apo fara, por mbi vlerën e autofaturave të lëshuara nga grumbulluesi për produktet bujqësore që fermeri do të shesë te ta. Sipas ligjit të TVSH-së fermerët e pajisur me NIPT nuk lëshojnë fatura shitje nëse shesin produktet e tyre bujqësore te persona të tatueshëm, por janë këta të fundit që lëshojnë autofaturën për fermerin./MONITOR

    fermerët Kompensimi 10% TVSH
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria pranon ftesën për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes/ Rama letër Trump-it: Privilegj të kontribuoj në këtë përpjekje (LETRA)

    January 20, 2026

    ‘Ishte konflikt i çastit’/ Zbardhet dëshmia e autorit të vr*sjes së Petrit Ndout: Nuk doja ta vr*sja

    January 20, 2026

    Hetimet mbi aksidentin në Spanjë/ Çfarë e shkaktoi çarjen mbi 30 cm në shinat e hekurudhës?

    January 20, 2026

    KLGJ kërkoi verifikim të pasurisë/ Prokuroria e Përgjithshme përfundon hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

    January 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi 19 Janar 2026

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.