Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Strategjia e re ushtarake e Gjermanisë

    Kuvendi i Kosovës e miraton Projektligjin për çmimet tavan mes kundërshtimeve nga opozita

    Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare akademiku Rexhep Qosja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    “Kombëtarja është rritur, duhen objektiva të tjerë”, flet ish-bomberi Kapllani: Manaj ka bërë ndeshjen më të mirë me Shqipërinë

    September 10, 2024

    TIRANË– Kombëtarja është gati për të luajtur mbrëmjen e sotme, ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve. Në prag të kësaj sfide, opinionet e një ish-sulmuesi si Edmond Kapllani janë mëse të vlefshme.

    Analizë e ndeshjes me Ukrainën dhe komplimente për Ismajlin dhe Manajn. Kapllani ka për “Panorama Sport” edhe një koment për ndeshjen me Gjeorgjinë, që do të nisë sot në orën 20:45 në “Air Albania.”

    Si ishte paraqitja e Kombëtares me Ukrainën, e prisnit një fitore?

    Të them të drejtën, ishte një ndeshje që personalisht mua më tregoi që skuadra është me këmbë në tokë. Duke parë që skuadra është rritur, duhet të arrijë akoma më shumë objektiva, siç arriti Kampionatin Europian, duhet të arrijnë akoma më shumë. Kjo na jep një shpresë euforie dhe ne specialistëve, por edhe tifozëve.

    Zakonisht kemi kaluar ne të parët në avantazh dhe nuk e kemi ruajtur, por këtë herë pësuam dhe arritëm ta përmbysim, sa shenjë pozitive është kjo?
    Patjetër që është një shenjë pozitive. Shenjat pozitive i kemi treguar edhe në Kampionatin Europian, ku pretenduam të arrinim pak më shumë, luajtëm me personalitet. Edhe në ndeshjen e kaluar, pas shënimit të golit nga Ukraina nuk e humbën personalitetin, por vazhduan para. Edhe fati ishte me ne, sidomos te goli që bëri Ismajli. Për mendimin tim, Shqipëria tregoi jo vetëm forcë morali, por edhe forcë personaliteti, sepse luajti gjatë 90 minutave me personalitetin e duhur.

    Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje?
    Më bënë përshtypje shumë gjëra, por kryesorja dua të bëj një kompliment për lojtarët, siç është Ismajli apo edhe Manaj. Për mendimin tim Ismajli tregoi karakterin e tij sportiv duke qenë se u grumbullua në Europian dhe siç tregoi dhe mërzitjet e tij që nuk mori asnjë minutë aty, këtu tregoi që është për tu marrë shembull. Ndërsa për Manajn mund të them se sakrifikon jashtëzakonisht shumë për këtë skuadër. Sipas meje ka bërë ndeshjen më të mirë të tij, të paktën aq sa e kam parë unë në Kombëtare. Edhe pse nuk ka shënuar, ai e ka mbajtur ekipin tonë shumë lart në shumë situata, jo çdo sulmues bën sakrifica si ai, dhe për këtë duhet komplimentuar./ PANORAMASPORT.AL

    Kapllani Manaj Shqipërinë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Strategjia e re ushtarake e Gjermanisë

    April 23, 2026

    Kuvendi i Kosovës e miraton Projektligjin për çmimet tavan mes kundërshtimeve nga opozita

    April 23, 2026

    Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare akademiku Rexhep Qosja

    April 23, 2026

    Pla*osja e 17-vjeçarit në Korçë/ Zbardhen dëshmitë: Sherri nisi për lojën me letra

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.