Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarqet Berat dhe Dibër. PD kishte kërkuar anulimin e rezultatit zgjedhor në këto zona, por trupa gjykuese e hodhi poshtë ankimimin.
Ndërkohë, seanca për shqyrtimin e ankesës së PD për qarkun e Vlorës është shtyrë për më 26 qershor.
Aktualisht, Kolegji vijon shqyrtimin e ankimimit të opozitës për qarkun Shkodër, ku PD kërkon pavlefshmërinë e tabelave përmbledhëse të rezultatit zgjedhor.

