Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përplasje me sende të forta në Shëngjin, një i plagosur! Shoqërohet autori i dyshuar

    Gjermania kundërshton vendimin e Trumpit për të mos ftuar Afrikën e Jugut në Samitin e G20

    Papa Klementi XI, pontifiku me prejardhje arbëreshe që la gjurmë në historinë e Kishës Katolike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kodi i Ri Penal “godet” tifozët: Burg për dhunën në stadiume dhe përdorimin e flakadanëve!

    July 30, 2025
    "Mora fjalë" ndalohet të këndohet në "Air Albania"/ Shkurte Fejza e Lorik Cana: Vendim i pakuptimtë

    Futbolli shqiptar pritet të përballet me rregulla më të ashpra. Kodi i Ri Penal parashikon dënime të rënda për tifozët dhe drejtuesit e klubeve që përfshihen në dhunë gjatë ndeshjeve apo përdorin mjete piroteknike.

    Sipas neneve të reja, goditja e sportistëve, trajnerëve apo arbitrave mund të dënohet me 1 deri në 5 vjet burg, ndërsa hyrja e paautorizuar në fushë dhe pengimi i ndeshjes do të ndëshkohet me gjobë apo deri në 3 muaj burgim.

    Më e ashpra është masa për përdorimin e flakadanëve dhe fishekzjarrëve: 6 muaj deri në 3 vjet burg, dhe deri në 5 vjet ndalim hyrjeje në stadium. Nëse nga këto veprime ka të lënduar, dënimet rriten edhe më shumë.

    Autoritetet thonë se synimi është të rikthehet siguria në stadiume dhe të ndalet dhuna që ka shoqëruar shpesh sportin shqiptar.

    Neni 410

    Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv
    1. Goditja ose vepra të tjera dhune ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv apo çdo personi të lidhur me veprimtarinë sportive, kryer për shkak të saj, nga persona jashtë kësaj veprimtarie, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.

    2. Po kjo vepër, kur kryhet në mjedise sportive, apo është kryer nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

    3. Në çdo rast, gjykata jep dënimin plotësues të ndalimit të autorit për të marrë pjesë në veprimtari sportive për një periudhë deri në pesë vjet.

    Neni 411
    Veprimet e dhunshme në veprimtaritë sportive

    1. Hyrja në fushën e lojës, gjatë kohës së zhvillimit të veprimtarisë sportive, nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në njëqind mijë lekë.

    2. Kur nga kjo vepër ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të veprimtarisë sportive, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

    3. Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një veprimtarie sportive, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

    4. Kur nga veprimet e përmendura në paragrafin e tretë është dëmtuar çdo person që merr pjesë në veprimtarinë sportive, dënimi me burgim shtohet deri në një të dytën e tij.

    5. Në çdo rast, gjykata jep dënimin plotësues të ndalimit të autorit për të marrë pjesë në veprimtaritë sportive për një periudhë kohore deri në pesë vjet.

    dhune Kodi i Ri Penal: stadium tifozet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përplasje me sende të forta në Shëngjin, një i plagosur! Shoqërohet autori i dyshuar

    July 23, 2026

    Gjermania kundërshton vendimin e Trumpit për të mos ftuar Afrikën e Jugut në Samitin e G20

    July 23, 2026

    Papa Klementi XI, pontifiku me prejardhje arbëreshe që la gjurmë në historinë e Kishës Katolike

    July 23, 2026

    Rama mbledh nesër grupin parlamentar dhe qeverinë: Do të ndaj reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit

    July 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.