Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka miratuar hapjen e procedurës për përzgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë të enjte në ambientet e Polit të Drejtësisë.
Sipas vendimit të KLP-së, afati për paraqitjen e kandidaturave nis ditën e premte dhe do të zgjasë 30 ditë. Gjatë kësaj periudhe, kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar për aplikim.
Hapja e garës vjen në prag të përfundimit të mandatit shtatëvjeçar të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili mbaron në muajin dhjetor. Me nisjen e këtij procesi, KLP do të vijojë procedurat ligjore për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të organit të akuzës.


