TIRANË– Janë publikuar detaje të reja nga atentati ndaj 30-vjeçarit Klaudio Prendi, më 19 Nëntor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Xhamllikut, në rrugën Xhanfize Keko, ku djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi u vra me selenciator sapo hyri në makinën e tij “G Class”.
Sipas burimeve dyshohet se gjatë kohëve të fundit, i riu kishte përplasje me persona të tjerë për borxhe.
Sipas Report Tv, bëhet me dije se viktima kishte një borxh afro 15 mijë euro. Ndërkohë mësohet se ditët e fundit Prendi kishte pasur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet ku është konfliktuar me grushte me persona të tjerë.
Arma e krimit dyshohet se ishte pistoletë me silenciator. Babai i viktimës ish-gjyqtari Fran Prendi në dëshminë e tij ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo deri sa të përfundonte në atentat. Makina luksoze që përdorte viktima nuk ishte në emër të tij, por të një vajze./Radar.al
Atentati tek xhamlliku/ I riu u mbajt nën vëzhgim nga autorët, u qëllua me silenciator…


