Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarret masive në Kanada përhapin tymin në Amerikën e Veriut, autoritetet paralajmërojnë për ndotje të rrezikshme të ajrit

    Vala ekstreme e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë viktima shtesë gjatë muajit qershor

    Shpërthime të reja në jug të Iranit, SHBA vijon sulmet për të pestën natë radhazi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Fokus

    Kjo e sotmja nuk është vetëm një ndeshje futbolli…dhe një fotografi e Vuçiç me “Isa Boletinin” ne Tiranë

    June 7, 2025

    Nga ROLAND QAFOKU

    Kur presidenti Aleksandër Vuçiç i tha në formë urdhri trajnerit serb, Dragan Stojkoviç, “shko në Shqipëri dhe fito”, duhet të ketë patur parasysh se si është ndjerë gjatë vizitës në Tiranë më 27 maj 2015. Teksa në Pallatin e Brigadave, takoi kreun e Kuvendit të asaj kohe Ilir Meta, fotoreporteri Gent Shkullaku e fiksoi në një foto që tashmë është futur në histori. Pamja është me 5 yje dhe e denjë për ta komentuar me 1 mijë fjalë. Me sy të ngrirë përtej xhamave të syzeve dhe me gojën gjysmë të hapur, Vuçiç pothuajse ka ngrirë teksa shikon pikturën në të cilën shfaqet heroi i Mitrovicës Isa Boletini që i afrohej Vlorës atë fundnëntori të vitit 1912. Më pas, e gjitha ishte një zemërim i presidentit serb me fjalën “provokacja” dhe sigurisht një inat i konservuar në enë të mbyllur.
    Pas fiks 10 vjetësh, futbolli shqiptar është përballë një sfide, ndoshta më e rëndësishmja në të gjitha dimensionet. Sot, në orën 20.45., kombëtarja jonë do ndeshet në “Air Albania” me atë serbe, në një ndeshje që në aspektin futbollistik ka vlerë determinante. Nëse fitojmë, kemi mundësi të ëndërrojmë për të qenë në finalet e Botërorit. Nëse ndeshja del barazim apo humbasim, shpresat janë pothuajse zero. Por ndërsa në ndeshjen e vitit 2014 në Beograd ne morëm një 3-0 në tavolinë, në ndeshjen në Elbasan u mundëm 2-0. E megjithatë, me të drejtë gjithçka u quajt triumf, sepse ne arritëm të shkonim në Evropian dhe ishim pikërisht ne që ndaluam Serbinë të shkonte ajo në finalet e Parisit. Triumf ishte edhe organizimi perfekt i ndeshjes në Shqipëri pa asnjë incident, krejt ndryshe nga ajo në Beograd. Vetëm Zoti u shpëtoi jetën futbollistëve tanë nën goditjet me ç’të mundnin dhe thirrjet histerike të tifozëve “Vritini shqiptarët”.

    Sot është një histori dhe rrethanë krejt tjetër. Një histori që sado të përpiqesh ta ndash futbollin nga marrëdhëniet mes dy shteteve nuk e bën dot. Fakti është se në 1500 vjet që serbët na kanë ardhur dhe na janë bërë fqinj, ne shqiptarët nuk u kemi shkelur asnjë centimetër tokë. Ata jo vetëm na kanë shkelur, por na kanë marrë toka dhe territore të tëra. Na kanë pushtuar, na kanë masakruar dhe më e rënda, janë një komb që kanë hartuar platforma shtetërore të qarta për të na shfarosur. Serbët janë gjithashtu ai komb që ndaj shqiptarëve të Kosovës kanë kryer genocidin e dytë më të rëndë, pas gjermanëve ndaj hebrenjve, në historinë e kontinetit evropian.

    Ti harrosh këto, ose je budalla, ose je serb. Prandaj, djemtë e kombëtares sonë sot nuk do luajnë thjesht një ndeshje futbolli. Ata sot kanë një mision: Të mundin Serbinë dhe të bëjnë krenar një komb të tërë. Ta mundin dhe të na bëjnë të ëndërrojmë për të qenë në finalet e Botërorit. Dhe nëse kjo do ndodhë, dikush duhet t’ia kujtojë presidentit Vuçiç këtë fotografi historike të Gent Shkullakut. Ndërsa trajneri Dragan Stojkoviç doemos do ti thotë: Zoti president, shkova në Shqipëri, por shqiptarët më mundën. Forca djema! Sot është sfida e sfidave.

    ndeshja Shqipëri-Serbi ndeshje futbolli Tiranë vucic
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarret masive në Kanada përhapin tymin në Amerikën e Veriut, autoritetet paralajmërojnë për ndotje të rrezikshme të ajrit

    July 16, 2026

    Vala ekstreme e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë viktima shtesë gjatë muajit qershor

    July 16, 2026

    Shpërthime të reja në jug të Iranit, SHBA vijon sulmet për të pestën natë radhazi

    July 16, 2026

    Nga Tom Cruise te Jacqueline Kennedy, ishulli privat ku elita botërore kërkonte qetësi dhe privatësi absolute

    July 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.