Frikë e madhe në Castelvetrano, në provincën e Trapanit, Itali ku një fëmijë 6-vjeçar ra aksidentalisht në një pus. Ngjarja ndodhi pranë banesës së gjyshes së të miturit, në rrugën Garibaldi. Në vendngjarje mbërritën Zjarrfikësit, të cilët arritën të nxjerrin fëmijën, i cili për fat të mirë është në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, fëmija 6-vjeçar kishte lëvizur mbulesën e një pusi të thellë pesë metra në shtëpinë e gjyshes dhe kishte rënë brenda një cisterne bosh.
Zjarrfikësit ndërhynë për të shpëtuar të miturin dhe arritën ta nxjerrin të padëmtuar. Në vendngjarje mbërriti edhe stafi i emergjencës mjekësore 118 për të verifikuar gjendjen shëndetësore të fëmijës.