Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Kina “ka luajtur gabim” duke i kundërpërgjigjur SHBA-së me tarifa shtesë.
Bëhet e ditur se Pekini iu përgjigj tarifës prej 34% të Trump me taksën e vet me të njëjtën përqindje për importet amerikane.
Ministria e financave e Kinës tha se tarifat e SHBA-së për produktet kineze “nuk janë në përputhje me rregullat e tregtisë ndërkombëtare”.
Dhe masën e Kinës e komentoi Trump në Truth Social. “Kina ka luajtur gabim. Ajo u panikua”, tha presidenti amerikan.