Kiara Tito ka reaguar për herë të parë ndaj komenteve dhe kritikave që qarkulluan në rrjet pas paraqitjes së Luiz Ejllit në emisionin “Fan Club Big Brother VIP Albania”.
Moderatorja theksoi se fjalët e Luizit janë keqinterpretuar dhe nuk kishin aspak lidhje me idenë e mbrojtjes. Sipas saj, nuk ka arsye që të “marrë burrin për ta mbrojtur”, duke shtuar se edhe nëse do ta bënte, kjo do të ishte diçka krejt normale.
“Nuk ka kuptim që unë të marr burrin për të më mbrojtur. Po edhe sikur ta bëja, do ishte normale”, u shpreh Kiara.
Ajo sqaroi se prania e Luizit ishte thjesht një gjest i bukur dhe një mënyrë për t’iu përgjigjur kritikave të shpeshta që shfaqen në rrjetet sociale.
Aktualisht, Kiara Tito është në rolin e moderatores së “Fan Club”, ku analizon dhe komenton dinamikat e lojës në “Big Brother VIP Albania”. Ajo ka qenë pjesë edhe e edicionit të dytë të reality show-t, ku u njoh me Luiz Ejllin.
Çifti tashmë është i martuar dhe kanë një vajzë, të quajtur Luna Mari.


