Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 16 Qershor 2026

    Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe, mesazhi prekës i kolegëve: Sot tavolina jote mbeti bosh

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Këto sulme po ndodhin shpesh, marrin jetë njerëzish. Autoritetet në alarm, autorët frymëzohen nga…

    February 16, 2025

    Një azilkërkues sirian i dyshuar për kryerjen e një sulmi vdekjeprurës me thikë në qytetin austriak Villach besohet të jetë një përkrahës i Shtetit Islamik i cili u radikalizua në internet, thanë autoritetet të dielën. Një 14-vjeçar u vra në sulmin e së shtunës dhe pesë persona të tjerë u plagosën, tha policia në një konferencë shtypi.

    Ministri i Brendshëm Gerhard Karner tha se 23-vjeçari sirian i arrestuar menjëherë pas sulmit ishte radikalizuar për një kohë të shkurtër në internet dhe se në banesën e tij ishte gjetur flamuri i Shtetit Islamik. Autoritetet thanë se ai ishte betuar për besnikëri ndaj ISIS-it.

    Sulmi në Villach pasoi parandalimin e një komploti në gusht për të kryer një sulm vetëvrasës në një koncert të Taylor Swift në Vjenë nga një adoleshent që ishte betuar për besnikëri ndaj ISIS-it.

    Ngjarja e së shtunës erdhi gjithashtu vetëm disa ditë pas një sulmi të enjten në Mynih të Gjermanisë fqinje nga një shtetas afgan, i cili përplasi makinën e tij në një turmë, duke plagosur dhjetëra njerëz, dy prej të cilëve më pas vdiqën.

    Sulmi ndodh në një kohë tensioni politik në Austri, ku Partia e Lirisë (FPO) e ekstremit të djathtë – e cila fitoi zgjedhjet parlamentare të shtatorit – tha javën e kaluar se nuk ishte në gjendje të formonte një qeveri koalicioni. Partitë e qendrës tani po diskutojnë nëse mund të përpiqen të formojnë një qeveri ndërsa presidenti shqyrton opsionet, pa përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohëshme.

    Kundërshtimi i imigracionit të paligjshëm dhe premtimi për të rritur deportimet në vende të tilla si Siria dhe Afganistani, gjë që aktualisht është e paligjshme, janë në qendër të platformës së FPO-së dhe partia reagoi ndaj sulmit në Villach, duke u bërë jehonë pikërisht këtyre qëndrimeve.

    “Asnjë emigrant nuk do të ishte në gjendje të kryente vrasje apo ndonjë krim tjetër në vendin tonë nëse nuk do të ishte fare në Austri”, tha kreu i FPO-së Herbert Kickl në një deklaratë të postuar në mediat sociale.

    VOA

    Autori i sulmit vdekjeprurës në Austri “Shteti Islamik”
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 16 Qershor 2026

    June 16, 2026

    Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe, mesazhi prekës i kolegëve: Sot tavolina jote mbeti bosh

    June 16, 2026

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    June 15, 2026

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.