Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vr*sja e Eglant Koçit/ Në pjesën e pasme të kokës kishte plagë më a*më, në kërkim shoku i tij i ngushtë

    Qeveria mbyll Bordin e Transparencës, ministrja Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar pas marrëveshjes SHBA-Iran

    “Kurthi i luftës” i Putinit dhe çmimi i mundshëm për paqe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Këshilli i Territorit, dhëniet e lejeve në disa raste do kërkojnë më shumë firma

    February 11, 2025

    TIRANË– Vendimet që merren nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKUT) do të kërkojnë në disa raste më shumë firma sesa në procedurën normale.

    Një ndryshim në vendimin e vitit 2017 “Për përcaktimin e përbërjes së Këshillit Kombëtar të Territorit është përcaktuar se si veprohet rast pas rasti sa i takon firmës që marrin aktet që dalin nga ky institucion.

    Konkretisht pika 5 e vendimit nënvizon se Sekretariati teknik i KKTU-së zbardh vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, të cilat ua dërgon për nënshkrim Kryeministrit, në cilësinë e kryetarit, dhe ministrit të linjës për zhvillimin e propozuar. “Vendimet nënshkruhen edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit(AZHT), në cilësinë e sekretarit të KKTU-së.

    Vendimet, pasi nënshkruhen nga kryetari, ministri i linjës dhe sekretari i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, hyjnë në fuqi menjëherë” thuhet në pikën 5 të ndryshuar. E njëjta vijon se në disa raste kur lejet që jepen bien nën fushën që lidhet me basenet ujore, është e nevojshme që vendimet të nënshkruhen edhe nga kreu i Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore.

    “Në rastin e zbardhjes së vendimeve, në zbatim të legjislacionit për burimet ujore, sekretariati teknik koordinon veprimet me Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore.

    Vendimet për dhënie lejeje apo autorizimi, në zbatim të legjislacionit për burimet ujore, nënshkruhen edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore. Vendimet, pasi nënshkruhen nga kryetari, ministri i linjës dhe, kur është rasti, edhe nga sekretari i KKTU-së, hyjnë në fuqi menjëherë” thuhet në vendim.

    Në përshtatje të kuadrit ligjor Këshilli Kombëtar i Territorit ndryshoi emër në Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, si autoritet kombëtar i planifikimit dhe zhvillimit të territorit dhe si organ qendror vendimmarrës, përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e burimeve ujore të Republikës së Shqipërisë, kryesohet nga Kryeministri. Në përbërje të tij janë Kryeministri, ministrat e qeverisë dhe kreu i AZHT./MONITOR

    firma Këshilli i Territorit KKUT
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vr*sja e Eglant Koçit/ Në pjesën e pasme të kokës kishte plagë më a*më, në kërkim shoku i tij i ngushtë

    June 19, 2026

    Qeveria mbyll Bordin e Transparencës, ministrja Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar pas marrëveshjes SHBA-Iran

    June 19, 2026

    “Kurthi i luftës” i Putinit dhe çmimi i mundshëm për paqe

    June 19, 2026

    Këmbimi valutor 19 Qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    June 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.