Pesë persona janë arrestuar në Francë për rrëmbimin e një gjyqtareje 35-vjeçare dhe të nënës së saj 67-vjeçare, të cilat u mbajtën peng për rreth 30 orë. Autorët dyshohet se kërkonin shpërblim në kriptomonedha.
Mediat e huaja raportojnë se ndër të arrestuarit janë katër burra dhe një grua, të cilët janë vendosur në paraburgim.
Zyrtarja e drejtësisë dhe e ëma e saj u gjetën të lënduara në një garazh në rajonin juglindor të Dromës.
Autoritetet vazhdojnë hetimet për të identifikuar personat e tjerë që mund të kenë marrë pjesë në ngjarje.


