Protestuesit janë mbledhur sot para Kuvendit të Shqipërisë, teksa kërkojnë që Diaspora të ketë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 2025.
Një grup që mbante veshur bluza dhe pankarta nën logon “dua të votoj nga diaspora”, janë përplasur fizikisht me policët që kishin krijuar një kordon jashtë ambienteve të Kuvendit.
Ata kanë tentuar që të futen në ambientet e Kuvendit, por nuk janë lejuar.
Gjithashtu përplasje ka pasur edhe në momentin kur nga salla kanë dalë deputetët e PS.
Grupi protestues ka tentuar t’u afrohet deputetëve, ndërsa dëgjohen duke thënë: “Zoti deputet, a votove për Diasporën?”


