Site icon Informohu siç duhet

“Keni bërë krim, ke ardhur me benzinë në çantë”, Spiropali përjashton deputeten Elda Hoti

"Keni bërë krim, ke ardhur me benzinë në çantë", Spiropali përjashton deputeten Elda Hoti

Elda Hoti

TIRANË– Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ka përjashtuar nga seanca parlamentare ditën e sotme, deputeten e PD-së, Elda Hoti duke i thënë se ka ardhur me benzinë në çantë, një veprim ky sipas Spiropalit, është krim.

Me ju do të merret SPAK” ndërsa kërkoi të “verifikohet materiali që u hodh mbi deputetët. Ke ardhur në Kuvend me benzinë me vete, dilni jashtë. DIl jashtë, ke rrezikuar jetën e kuvendit. Je e përjashtuar. Me ju do të merret SPAK. Të verifikohet materiali që u hodh mbi deputetët. Petrit Doda dhe Elda Hoti dilni jashtë.”-Tha Spiropali.

Kujtojmë se më 30 Shtator kamerat kanë kapur momentet kur deputetët Flamur Noka dhe Bledion Nallbati iu vënë flakën karrigeve, ndërsa Noka nxori benzinën nga çanta e deputetes Elda Hoti dhe më pas i vuri flakën karrigeve.

 

Exit mobile version