TIRANË– Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ka përjashtuar nga seanca parlamentare ditën e sotme, deputeten e PD-së, Elda Hoti duke i thënë se ka ardhur me benzinë në çantë, një veprim ky sipas Spiropalit, është krim.
“Me ju do të merret SPAK” ndërsa kërkoi të “verifikohet materiali që u hodh mbi deputetët. Ke ardhur në Kuvend me benzinë me vete, dilni jashtë. DIl jashtë, ke rrezikuar jetën e kuvendit. Je e përjashtuar. Me ju do të merret SPAK. Të verifikohet materiali që u hodh mbi deputetët. Petrit Doda dhe Elda Hoti dilni jashtë.”-Tha Spiropali.
Kujtojmë se më 30 Shtator kamerat kanë kapur momentet kur deputetët Flamur Noka dhe Bledion Nallbati iu vënë flakën karrigeve, ndërsa Noka nxori benzinën nga çanta e deputetes Elda Hoti dhe më pas i vuri flakën karrigeve.


