Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Keni 40 min kohë”, shpërthim i fortë në Athinë, autori njoftoi mediat

    April 11, 2025

    Një bombë shpërtheu mbrëmjen e së premtes, pak pas orës 21:30, pranë zyrave të Hellenic Train në bulevardin Syggrou të Athinës. Shpërthimit i parapriu një telefonatë paralajmëruese rreth orës 20:53, ku një person i panjohur njoftoi portalin Zougla dhe Gazetën e Redaktorëve, duke lënë një afat prej 35-40 minutash dhe duke theksuar se nuk bëhej fjalë për një farsë.

    Forca e shpërthimit ishte aq e madhe, sa u dëgjua deri në sheshin Sintagma, ku në atë moment po mbahej një protestë nga pensionistët. Sipas informacioneve paraprake, mjeti shpërthyes ishte vendosur në një çantë shpine të mbyllur me dryn, e vendosur mbi një motoçikletë pa targa.

    Ky rast kujton sulmin ndaj Ministrisë së Punës rreth një vit e gjysmë më parë, ku u përdor i njëjti lloj mekanizmi. Në vendngjarje mbërritën specialistë të Departamentit të Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese (TEEM) të Policisë Greke, por nuk patën kohë të kryejnë një shpërthim të kontrolluar.

    Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa dëmet materiale mbeten të paqarta për shkak të bllokimit të zonës, deri në përfundimin e hetimeve. Në vendngjarje ndodhen gjithashtu gjashtë zjarrfikës me dy automjete, ndërsa mbetjet e bombës janë sekuestruar për analiza laboratorike.

    Kompania Hellenic Train është aktualisht në qendër të hetimeve për tragjedinë e Tempi, që ndodhi dy vite më parë dhe la pas 57 viktima, shumica të rinj. Shpërthimi ndodhi vetëm pak orë pas një konference të organizuar nga komisioni i prindërve të viktimave, ku u hodhën poshtë gjetjet e komisionit shtetëror për aksidentin, duke akuzuar qeverinë për mungesë transparence.

    Ngjarja ka rindezur tensionet politike në vend, me opozitën që vazhdon të kritikojë qeverinë Mitsotakis për fshehje të përgjegjësisë në aksidentin tragjik.

    Athinë media shperthim
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    June 14, 2026

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    June 14, 2026

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    June 14, 2026

    Botërori 2026/ Gjermania nuk tregon mëshirë dhe turpëron Kurasaon me 7 gola

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.