Këngëtarja e njohur Meghan Trainor së fundmi ka bërë publike përvojën e saj të vështirë me mbidozën e botoksit, duke na treguar se tani po përballet me pasojat e tij, të cilat ja kanë vështirësuar buzëqeshjen si dikur.
Në episodin e fundit të podcast-it të saj “Workin’ on It”, ku I ftuar ishte edhe vëllai i saj Ryan Trainor dhe bashkëshorti Daryl Sabara, Meghan foli hapur për trajtimet estetike që bëri gjatë viteve të fundit.
Këngëtarja pranoi haptazi se ka përdorur botoks disa herë për të rrafshuar linjat e ballit, por më pas ka vendosur ta provojë edhe në pjesë të tjera të fytyrës, përfshirë trajtimin “lip flip”, që mendohet se shërben për të rritur volumin e buzëve.
Më tej Trainor theksoi se dikush e kishte bindur që kjo mund të ishte një zgjidhje për buzët e saj të holla, por fatkeqësisht rezultoi në një vendim të gabuar.
Meghan shpjegoi më tej se pas këtij trajtimi, ajo humbi aftësinë e buzëqeshjes normale, gjë që i shkakton dhimbje. “Shiko, kjo është më e shumta që mund të buzëqesh. Kudo që të shkoj, thjesht nuk mund të bëj një buzëqeshje të vërtetë,” tha ajo.


