Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gara për Departamentet kryesore në polici: 9 kandidatë në konkurs, vetëm 6 do të marrin drejtimin e strukturave

    Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

    ARRSH hap tender 5.2 milionë euro për rrugën lidhjen e unazës verilindore të Tiranës me Rrugën e Arbrit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Kemi 83 mandate, nuk hamë presione”/ Balla-opozitës: Nuk ju kemi përjashtuar ne, por ju veten

    April 9, 2026

    TIRANË– Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla iu përgjigj Jorida Tabakut dhe deputetëve të tjerë të opozitës mbi debatin për zhvillimin e mocionit me debat për procesin e integrimit.

    Balla u shpreh se në thelb opozita e kërkon me ngulm debatin edhe në Konferencën e Kryetarëve, por nuk jep datë se kur, ndërsa propozimi socialist është për datën 14 maj, në Javën e Europës. Balla u shpreh se mazhoranca nuk e ha presionin e PD-së për miratimin me ngulm të propozimeve të tyre për ligje. Më tej Balla shtoi se PD nuk ka votuar asnjë ligj të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

    Balla: Zonja që sapo foli nuk ka qëndruar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, deri kur ramë dakord për kalendarin. Është larguar për punët e veta. Janë këtu në këtë sallë anëtarët e KK. Nuk kemi diskutuar për çështje për ndryshimet e rregullore, por për detyrimin që ka Kuvendi, kur GJK zbardh vendimin e saj, GJK është në shkelje të ligjit të vet brenda 30 ditësh, deri në 25 mars duhej të kishte zbardh vendimin e vet. Këtë kemi thënë. Nuk kemi hyrë fare te ndryshimet e rregullores. Kemi rënë dakord zonja Tabaku për kalendarin. E papranueshme të vish këtu dhe të thuash nuk kemi rënë dakord. Ke ikur nga salla. Për mocionin me debat jam dakord.

    Sa i përket çështjeve të mocionit me debat të kërkuar. Kemi bërë një KK në nëntor. Kemi bërë një bashkim të dy çështjeve raportin e DASH dhe mocionin me debat për nenin 18 të ligjit e Kuvendit në procesin europian. Duhet të vijmë te pjesa për këtë debat. diskutimi në Konferencën e Kryetarëve, kam thënë në datën 7 apo 14 maj të zhvillojmë debatin që ramë dakord. Ju thoni e duam menjëherë, ne themi ta zhvillojmë më 7 apo 14 maj.

    Ju thoni që mazhoranca u ka kufizuar, mohuar të drejtën që ju të sillni iniciativa ligjore, atë të miratimit të nismave. Nuk di, që shumica aktuale mes CDU dhe SPD të miratojë nisma ligjore nga AfD apo Green. Nuk ndodh. Ju thoni biem propozime, ju miratoni. Jemi të gatshëm të miratojmë propozimet, por jo me dhunë. As më forcë dhe gërdufje. Duhet të vini dhe ta prezantoni, diskutojmë dhe hajde miratojmë. Sot ju dashnorët integrimit, e kemi filluar legjislacionin në fund të shtatorit. Prej asaj dite ja ku kemi ligjet e përafrimit të legjislacionit të parakushteve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, 23 ligje. Në asnjërin prej tyre nuk gjendet asnjë votë pro e juaja. Në asnjërin prej tyre nuk gjendet një votë pro e PD. Ju vini dhe thoni pse nuk votoni ligjet tona. Këto nuk janë ligjet tona, por janë ligje të përafrimit të Shqipërisë me BE. Ka nga radhët tona që në grupe nuk kanë qenë dakord, ka qenë e vështirë për mua për ta sjellë në gërmën e legjislacionit europian.

    Nëse ju e doni integrimin, anëtarësimin, sillni propozimet tuaja, për ligje komisione hetimore, mocione me debat por me variantin që o pranojeni këtë o ne.. nuk e bëjmë dot. Presione nuk hamë. Sa i përket fasadës së normalitetit të rremë apo përjashtimin nga procesi. Kush ju ka përjashtuar ju? Ju keni përjashtuar veten. Një qëndrim i deputetëve të PD ishte të zhvillohet mocioni me debat por pa datë, propozimi ynë të zhvillohet me 14 maj. Për çështjet e Europës./Radar.al

    Bashkimi Europian Taulant Balla
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gara për Departamentet kryesore në polici: 9 kandidatë në konkurs, vetëm 6 do të marrin drejtimin e strukturave

    July 20, 2026

    Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

    July 20, 2026

    ARRSH hap tender 5.2 milionë euro për rrugën lidhjen e unazës verilindore të Tiranës me Rrugën e Arbrit

    July 20, 2026

    Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore! Rama për protestat: S’shoh armiq tek ata që duan natyrën

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.