I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri Tv, Belind Këlliçi ka zbuluar arsyen e vërtetë të thirrjes së protestës së sotme nga Partia Demokratike.
Ndryshe nga çfarë është artikuluar deri më sot, se protesta është thirrur për qytetarët dhe bëhet për ta, Këlliçi duket se “pa dashje” ka zbuluar të vërtetën. Në fakt, njësoj si protestat para Bashkisë së Tiranës, edhe kjo protestë do të bëhet me kërkesën e vetme për lirimin e Sali Berishës.
“Padiskutim pjesa politike e kësaj proteste është lirimi i liderit të opozites”, ka thënë ai.
Mbetet për t’u parë se sa do të përgjigjen qytetarët, të cilët thirren për të protestuar për lirimin e Berishës që akuzohet për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.


