Rogert Sterkaj u rikthye në studio pas vendimit të papritur për të lënë shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pas kritikes së opinionistes Monika Kryemadhi për sjelljen e tij ndaj banorëve të tjerë.
Në kthim, Rogerti nuk kurseu fjalët e ashpra ndaj opinionistëve, veçanërisht ndaj Kryemadhit, duke e përfshirë edhe karrierën e saj politike në akuzë. “Ti që ke dështuar në politikë, nuk mund të më thuash çohu dhe lëre shtëpinë,” iu drejtua ai Monikës.
Ai akuzoi gjithashtu dy opinionistët për njëanshmëri dhe sulm gjatë diskutimeve, duke nënvizuar pakënaqësinë e tij ndaj trajtimit që mori në studio.


