Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi të japë mandatin e deputetit zonjës Ana Kosta Dajko, kushërirës së Adriatik Lapajt, duke refuzuar dorëheqjet e depozituara nga Zeqir Kordhonaj dhe Kleana Xhuveli.
Partia “Shqipëria Bëhet” ka paditur në Kolegj Zgjedhor KQZ-në dhe KAS-në, duke kërkuar shfuqizimin e këtij vendimi dhe njohjen e mandatit për kryetarin e saj, Adriatik Lapaj.
Lapaj ka ironizuar vendimin, duke theksuar se mandati i takon atij, pasi dorëheqjet e kandidatëve të listës nuk u njohën nga Komisioni.


