Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, i cili vidhnte portofola, celularë dhe shuma parash në stacionet e autobusëve dhe biznese të ndryshme.
Operacioni policor i koduar “Tracking”, i zhvilluar nga Komisariatet Nr. 2 dhe Nr. 6, çoi në prangat e policisë shtetasin S. G., 47 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit, iu sekuestruan 6 milionë lekë dhe 8 mijë euro, të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Hetimet zbuluan se i arrestuari kishte kryer disa vjedhje në zona të ndryshme të kryeqytetit, duke shënjestruar qytetarë në stacione urbane dhe biznese.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Sh. P., 51 vjeç, pasi në dyqanin e tij u gjet një aparat celular i vjedhur nga 47-vjeçari.
Policia po vijon hetimet për të zbuluar nëse S. G. është i përfshirë në raste të tjera vjedhjesh në qarkun e Tiranës. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


