Një incident i tensionuar ka ndodhur sot në Camp Nou, ku autobusi i Atlético Madrid u sulmua me gurë sapo mbërriti për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.
Si pasojë e sulmit, dy dritare të autobusit u thyen, një skenë që e përsëriti incidentin e ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Trajneri i Atlético Madrid, Diego Simeone, komentoi për këtë situatë:
“Klubi është ende i njëjtë, nuk mund ta përmirësojmë. Ky nuk është një incident i izoluar; është ajo që ndodh zakonisht kur vijmë në Barcelonë,” raporton Fabrizio Romano.
Në aspektin sportiv, pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 0-1 në favor të madrilenëve, me golin spektakolar të Jualian Alvarez, pas një goditjeje standarde në hyrje të zonës ku Cubarsi shkaktoi ndërhyrjen që i kushtoi kartonin e kuq.
😱❌ Broken rearview mirror on Atlético de Madrid's team bus.
— Topskills Sports UK (@topskillsportuk) April 8, 2026
—@DBR8 pic.twitter.com/EGfDCAnHsO


