Një ngjarje e papritur tronditi ditën e djeshme qytetin e Vlorës ku një 48 vjeçar babai i katër fëmijëve shtiu me armë zjarri në ajër për të kërcënuar bashkëshorten.
Pas arrestimit të autorit të krimit, banorët që jetojnë në të njëjtin fshat në një deklaratë për mediat e vlerësojnë si njeri punëtor dhe jo problematic.
“Bujari njihet në fshat si njeri hallexhi dhe punëtor, dhe sipas tij, ka qenë konsumimi i alkoolit që ka bërë dhe këtë gjë. Asnjëherë nuk ka pas probleme me policinë dhe me banorët e fshatit”, thotë njëri nga fqinjët.
“Bujari ishte njeri i qetë dhe asnjëherë nuk ka sjellë probleme, por ka qenë në gjendje të dehur kur policia e ndoqi me makinë, po ashtu edhe sipas tij nuk ka kërcënuar me armë., por vetëm ka shtënë në dy ambiente para pallatit si dhe tek stani “, shton më tej fqinji.
Të shtunën policia e Vlorës kishte marrë sinjaizimin se një persona ka shtënë me armë dhe ka arrestuar 48 vjeçarin i cili me makinën e tij tentoj të largohej në zonën e pyllit të Akërnisë dhe gjatë kontrollit në makinë ju gjet dhe arma kallashnikov.
