Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Itali/ Sekuestrohen rreth 800 kilogramë ko*ainë në një ngarkesë me banane, një pjesë e pakove mbanin flamurin e Serbisë

    Doni të shtoni kolagjenin në mënyrë natyrale? Këto janë ushqimet që nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj

    VIDEO/ I akuzuar për tentativë rrëmbimi të dy të miturave, 25-vjeçari shqiptar provokon familjarët në sallën e gjyqit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    ‘Kanë kap kunatin tim me pistoletë. Mos bajm naj gjë, shif jan arrest shtëpie’- Si Jurgis Çyrbja merrte udhëzime nga Altin Hajri

    November 27, 2024

    Në bulevardin Gjergj Fishta në Tiranë, policët e patrullës së përgjithshme ju vunë pas një makinë të dyshimtë.

    Ishte ora 22 e datës 18 janar 2021. Ende pa kryer testin përmes dragerit policët kuptuan se shoferi ishte i dehur.

    Dinin çdo gjë brenda Policisë/ Pazaret e Altin Hajrit me deputetin e PS dhe zyrtarët teksa kërkohej për zhdukjen e Jan Prengës

    Një efektiv gjatë kontrollit, vuri re se poshtë sendiljes së shoferit ishte fshehur një armë tip “Bereta”.

    Në krehër kishte dhjetë fishekë. Me hyrjen e mesnatës teksa analizat e alkoolmatësit vërtetuan dyshimet për drejtimin e një mjeti nga një shofer i dehur, një oficer krimesh firmoste urdhrin e arrestit për armëmbajtje pa leje dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur.

    Por siç punonin agjentët e thjeshte për të dërguar në qeli një të dyshimtë, dikush tjetër nga një lokacion i panjohur mbasi ishte i shpallur në kërkim, po u binte telefonave për ta liruar.

    Ai po përdorte aplikacionin SKY ECC si shteg komunikimi. I bindur si mijra të tjerë në të gjithë botën se sekretet e tyre do të mbeteshin të fshehta, të panjohura dhe se asnjëherë nuk do të zbuloheshin.

    I arrestuari mund të kishte qenë kushdo që ndalohet në një komisariat fill pas një kontrolli dhe i gjenden sende të ndaluara.

    Por në këtë rast, bënte një diferencë nga të tjerët. Ishte kunati i Altin Hajrit, një emër i lakuar në dosje të shumta e me lidhje të forta, i cili menjëherë sapo informohet për arrestimin e të afërmit nuk qëndron duarkryq. Nis telefonatat dhe personi për të cilin kërkon me doemos të lirohet quhet Julian Gjoshi, 23 vjeç i dënuar më herët.

    Këtë episod, nuk mund ta dinte askush deri ditën që dosja me numër 93 ku hetoheshin rrjete të trafikut ndërkombëtar të kokainës u nda në disa të tjera më të vogla.

    Një ndër to sepse kodi i SKY “BFLSI1” bënte të dyshimtë si përdorues një deputet të Parlamentit shqiptar.

    Dosja e emëruar Jurgis Çyrbja fliste për biseda mes tij dhe personave të ndryshëm, që të gjithë nën verifikim. Derisa një indicie ku ai vetprezantohet se ishte xhaxhai i një të riu i fshin të gjitha aludimet e prokurorëve.

    Altin Hajri komunikon me deputetin që ai të përdorë kreditet e tij për lirimin e kunatit.

    ‘Se kanë kap kunatin tim me pistoletë. Mos bajm naj gjë, është kunati me gjith atë Bolin që rrin aty ke un. Të paktën ta mbajë një e të dalë një. Shif naj arrest shtëpie’./Inside Story

    Altin Hajri Jurgis Çyrbja kunati me pistolete pergjimet skyecc
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Itali/ Sekuestrohen rreth 800 kilogramë ko*ainë në një ngarkesë me banane, një pjesë e pakove mbanin flamurin e Serbisë

    July 21, 2026

    Doni të shtoni kolagjenin në mënyrë natyrale? Këto janë ushqimet që nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj

    July 21, 2026

    VIDEO/ I akuzuar për tentativë rrëmbimi të dy të miturave, 25-vjeçari shqiptar provokon familjarët në sallën e gjyqit

    July 21, 2026

    Shqipëria i bashkohet nismës “Best Tourism Villages 2026” të Organizatës Botërore të Turizmit

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.