Site icon Informohu siç duhet

Kandidon krah PD, Julia Ilirjani: Unë do thyej foltoren e Parlamentit

Kandidon krah PD, Julia Ilirjani: Unë do thyej foltoren e Parlamentit

Në një intervistë të bërë së fundmi në A2 CNN, aktorja e njohur Julia Ilirjani, e cila kandidon krah PD në zgjedhjet e 11 majit, u shpreh se Shqipëria pësoi regres gjatë dekadës së fundit.

Pas pjesëmarrjes në një reality shoë, në “BBVA4” Ilirjani u shpreh se marrë mbështetje nga elektorati gri dhe se synon të përfaqësojë shqetësimet e qytetarëve të zakonshëm.

“Ky regjim nuk përputhet me shijet e mia. U futa në reality show për t’u qasur më shpejt me publikun. Dua që fjala liri dhe demokraci të jenë të vërteta dhe funksionale në këtë demokraci kaq të brishtë,” u shpreh Julia duke theksuar nevojën për rrotacion politik dhe bashkimin e forcave opozitare.

Më tej ajo e vlerëson veten si një zë të fortë në Parlament, duke premtuar se do të mbrojë interesat e qytetarëve dhe do të denoncojë problemet e tyre ekonomike dhe sociale.

“Veten në parlament e shoh si grua që çoj të gjithë shqetësimet e të përditshmes. Nuk do flas broçkulla dhe të bëj luftë ndërpersonale me kundërshtarët e mi politikë. Gjërat duhen folur dhe po u folën 1, 2, 3 herë do u “thyej” foltoren derisa t’i dëgjojnë mirë ato që do them”, theksoi Ilrijani.

Teksa kritikon qeverisjen aktuale, Ilirjani theksoi se ekonomia mbetet një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve. Ndërsa më tej përmendi dhe rritjen e çmimeve të banesave dhe vështirësitë ekonomike të familjeve shqiptare.

“Lustraxhinjtë e kësaj qeverie janë të paparë. Edhe vendet e punës i marrin me shumë lustra. Ajo që unë shoh vërtet janë disa njerëz më të ngrysur, me më pak para për ata që punojnë me punë të ndershme, 500 euro ka vajtur një garsionere brenda unazës. 800 euro një banesë me qira. Një qytetar më tha; bëj nga 3 punë dhe zihem çdo ditë me gruan se nuk gjejmë harmoni se litari ekonomik po na mbyt çdo ditë. U është hedhur një litar që është rrogë dhe atë e liron e shtrëngon”.  

Në përfundim, ajo bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje, duke vënë theksin te përgjegjësia qytetare për të ardhmen e vendit.

Exit mobile version