Kanceri ovarian njihet për aftësinë e tij për t’u “fshehur” derisa arrin një fazë të avancuar, kur është vonë për t’u trajtuar efektivisht.
Ky fakt shqetëson vazhdimisht pacientët dhe specialistët. Por studimet e fundit, po ofrojnë të dhëna premtuese për zbulimin e hershëm të kancerit ovarian, duke u fokusuar në katër simptoma specifike.
një studim i ri i publikuar në BMJ ringjall shpresat për diagnostikim të hershëm dhe shkallë më të lartë të mbijetesës së pacientëve. Hulumtimi u krye midis qershorit 2015 dhe korrikut 2022 në 2,596 gra të moshës 16-90 vjeç nga 24 spitale në Mbretërinë e Bashkuar dhe u fokusua në 4 simptoma specifike:
-fryrje të vazhdueshme,
-ndjenja e ngopjes së shpejtë,
-dhimbje barku
-urinim i shpeshtë
Gratë që raportuan se kishin përjetuar vazhdimisht ndonjë nga këto simptoma u referuan shpejt te një specialist brenda 2 javësh. Procesi i shpejtë përfshinte një test fillestar gjaku, i cili mati nivelin e antigjenit të kancerit 125 (CA125). Nëse ishte jonormale, gratë iu nënshtruan një ekografie intravaginale për hetime të mëtejshme.
Rezultatet ishin premtuese, duke treguar se kjo procedurë është më e mirë në zbulimin e kancerit të vezoreve sesa ekzaminimi i përgjithshëm i njerëzve që nuk kanë simptoma .


