Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

    Rama për ‘POLITICO’: BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë

    Kuvendi nderon Rexhep Qosjen me një minutë heshtje, opozita mungon

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Kanceri i gjirit/ Mjekja paralajmëron: Nuk është vetëm gjentike, të mos përdoren…

    October 5, 2024
    Kanceri i gjirit/ Mjekja paralajmëron: Nuk është vetëm gjentike, të mos përdoren...

    Në kuadër të “Teorit Rozë” në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ditën e sotme ishte e ftuar kirurgia e njohur, Edlira Rehovica.

    Rehovica foli mbi problematikat e kancerit të gjirit duke e vënë theksin te faktorëve që e shkaktojnë atë, ndër ta ajo përmendi dhe faktorin gjenetik, por më kryesorja ishte përdorimi i medikamenteve të dëmshme për fertilitetin tek femrat siç është kontraceptivi apo ‘pilula e emergjencës’.

    Pjesë nga biseda:

    Aldo: A ndikojmë këto sensibilime për kontgrolle?

    Edlira Rehovica: Unë them që rozë duhet të jetë çdo ditë e vitit, jo vetëm Tetori. Megjithatë në Tetor ne i mëshojmë kësaj fushate. Shohim që ka efekt, nuk është më ajo stigma për të ardhur tek mjeku, megjithëse ekziston ende në masë, por nuk jemi më si para 5 viteve.

    Aldo: Kohët kanë ndryshuar, moti ka ndryshuar, ushqimi ka ndryshuar çdo gjë ka ndryshuar, duhet të presin femrat moshën 40 vjeç për të filluar këto kontrolle?

    Edlira Rehovica: Pikërisht duke qenë se kanë ndryshuar këta faktorë të jashtëm. Nuk është më mosha 40 vjeçe, çdo femër duke vazhduar nga mosha 20 vjeçe e lart, gjithë jetën, duhet të bëjë kontrolle periodike. Për sa kohë ke jetën dhe gjirin, kontrollet duhen të jenë të përvitshme. Ne jemi këtu për ta kapur në kohë, në mënyrë që shanset e trajtimit dhe të mbijetesës të jenë të larta.  

    Aldo: Është çdo grua e predispozuar për kancer gjiri?

    Edlira Rehovica: Për sa kohë ke gjirin si organ, ke dhe faktorin e riskut në mes. Kuptohet që ka dhe faktorë shtesë në mes që e bëjnë një grua akoma më të predispozuar. Për shembull pasja në familje e anëtarëve të tjerë, trashëgimia ose pasja e geneve pozitive, marrja e stimulantëve me ormone. Këtë gjë duhet ta them sepse tani është në masë trajtimi hormonal për fertilitetin, për mos ngeljen shtatzënë.

    Aldo: Kontraceptivët?!

    Edlira Rehovica: Kontraceptivët dhe jo vetëm, ose ‘pilulat e emergjencës’ që përdoren në masë. Për shembull vajzat përdorim ‘pilula emergjence’, por një pilulë e tillëështë e baravartë me 22 kontraceptivë. Nëse ti ke prirjen gjenetike për kancer gjiri, sepse nuk dua të them këtu që të gjithë që përdorin kontraceptivë do të sëmuren me kancer gjiri. Unë po them për riskun që kemi ne në mes që është një gjë që ne mundohemi ta shmangim. Nëse nuk i përdorim këto kontraceptivë si karamele, patjetër që është një efekt ruajtës për kanecerin e gjirit.

    Aldo: U dashka filluar që në gjimnaz.

    Edlira Rehovica: Ne fillojmë dhe flasim me vajzat. Nëna duhet të flasë me vajzat se si të fillojnë të kujdesen për gjirin e tyre dhe se çfarë duhet të mbajnë larg.

     

    kanceri i gjirit mjekja udhezime
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

    April 23, 2026

    Rama për ‘POLITICO’: BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë

    April 23, 2026

    Kuvendi nderon Rexhep Qosjen me një minutë heshtje, opozita mungon

    April 23, 2026

    Trump për Iranin: Unë kam gjithë kohën e botës, por ora po ecën

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.