Site icon Informohu siç duhet

Kancelari Merz: Urë ajrore me ndihma për Rripin e Gazës

Kancelari Merz: Urë ajrore me ndihma për Rripin e Gazës

Mbledhja e kabinetit të sigurisë në Gjermani, për shkak të gjendjes së vështirë humanitare në Rripin e Gazës qeveria e gjermane do të krijojë një urë ajrore për dërgimin e ndihmave.

Edhe Franca dhe Britania e Madhe, sipas tij, janë të gatshme ta mbështesin urën ajrore për ndihma me ushqime dhe materiale mjekësore. Kjo, tha ai, është në fakt vetëm “një ndihmë e vogël” për njerëzit në Gazë, por një kontribut që qeveria do të japë. “Ne duam që sa më shpejt të jetë e mundur të marrin fund vuajtjet humanitare për popullsinë civile në Gazë”, tha kancelari kristiandemokrat. Lejimin së fundi nga Izraeli për kalimin e autokolonave me ndihma dhe hedhjen e ndihmave nga ajri, kancelari e konsideroi si një “hap i parë i rëndësishëm”. Tani duhet të pasojnë hapa të mëtejshëm, tha Merz. “Izraeli duhet menjëherë të përmirësojë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të qendrueshme gjendjen katastrofale humanitare në Gazë.”

Exit mobile version