Vrasja e Egli Progës mbete e paqartë për rrethanat në të cilat ndodhi dhe arsyen e dhunës ndaj tij.
Në dosjen hetimore, pronari i lokalit ku para ngjarjes ndodheshin autori dhe viktima e ngjarjes, deklaron se ndodhej aty në momentin kur ndodhi sherri, por mes atyre të dyve nuk ka ndodhur gjë.
Pronari i lokalit, i cili është mik me autorit, në dëshminë e tij, deklaron: “Nuk kanë bërë asnjë lloj debati apo konflikti midis tyre dhe ka ndejtur shumë pak kohë pasi vetëm gjysmën e birrës ka pirë dhe është ngritur ka shkuar në tualet.Kur doli jashtë kanë thirrur njerëzit me zë të lartë që kërkonin ujë dhe kam dalë me të shpejtë jashtë dhe e pashë atë të shtrirë në tokë, e ngrita për t’i dhënë ndihmë deri sa erdhi ambulanca që e mori. Kamera që kam unë tek lokali e kam kontrolluar dhe nuk regjistronte fare por vetëm sa sheh në moment dhe asgjë më tepër.”
Pronari i lokalit thekson se dhe kamerat e sigurisë nuk kanë regjistruar gjë rreth atij momenti.


