TIRANË– Prej disa kohësh tashmë, në median rozë është përfolur për një ndarje të mundshme të çiftit, Arbër Çepani dhe Arnita Beqiraj.
Secili prej tyre gjatë këtyre kohëve që nuk kanë postuar më foto e video sëbashku në Instagram, kanë pasur edhe disa dalje televizive, por nuk kanë konfirmuar asgjë sa i përket kësaj teme.
Ndërkohë në një intervistë në emisionin “Pushime on Top”, siç duket Arnita e nënkuptoi ndarjen, duke u shprehur se këtë verë ka qëndruar vetëm dhe ka zbuluar se i pëlqen vetmia kur është në paqe.
“Kam zbuluar që më shijon vetmia. Është bukur të jesh vetëm dhe në paqe.”-ka thënë ajo.
Në një farë mënyre kjo fjali e thënë nga Arnita është një konfirmim për ndarjen nga Arbri, pasi në të kundërt si shumë çifte të tjera, nuk do t’u rezistonte disa fotove të publikuara në Instagram krah partnerit të saj.


