Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Radhë kilometrike në Milot, qindra automjete drejt Kosovës krijojnë trafik të rënduar në “Rrugën e Kombit”

    Brikena i hapet Mateos: Jam gati të dal me ty dhe ta vazhdojmë lidhjen jashtë

    Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “Kam dhënë mjaft, nuk shoh arsye për më shumë”, Elon Musk merr vendimin

    May 20, 2025

    Miliarderi Elon Musk, financuesi më i madh politik në SHBA për vitin 2024 dhe mbështetës kyç i Donald Trump, ka deklaruar se do të tërhiqet nga skena e donacioneve politike, të paktën për një periudhë kohe.

    Në një fjalim përmes videokonference në Forumin Ekonomik të Katarit, Musk u shpreh:
    “Sa i përket shpenzimeve politike, do të bëj shumë më pak në të ardhmen. Mendoj se kam bërë mjaftueshëm.”
    Megjithatë, ai nuk e përjashtoi mundësinë për të kontribuar sërish, nëse lind një arsye e fortë.

    Musk theksoi se aktualisht nuk sheh ndonjë motiv për të vijuar me financime të mëdha politike dhe distancoi vendimin e tij nga kritikat për mbështetjen ndaj administratës Trump:
    “Nëse ka një arsye për të shpenzuar përsëri për politikë, do ta bëj. Por tani për tani nuk shoh asnjë.”

    290 milionë dollarë për Trumpin dhe konservatorët
    Musk rezulton të ketë dhënë mbi 290 milionë dollarë për fushatën presidenciale të Trump dhe për Komitetin Pro-Trump që ai vetë ndihmoi të themelohej. Raportohet se kishte premtuar edhe 100 milionë dollarë të tjerë për zgjedhjet afatmesme të vitit 2026.

    Ai gjithashtu shpenzoi rreth 25 milionë dollarë në zgjedhjen për Gjykatën Supreme të Wisconsin, duke mbështetur një kandidat konservator, i cili në fund humbi.

    Kthim tek biznesi, më pak politikë
    Pas një periudhe të ngarkuar me angazhime politike, Musk duket se po zhvendos vëmendjen drejt perandorisë së tij të biznesit. Pas rënies së ndjeshme të fitimeve të Teslës, ai i ka premtuar analistëve se do të përqendrohet më shumë te kompanitë e tij dhe më pak në Uashington.

    Megjithatë, ai konfirmoi se këtë javë do të ndodhet në kryeqytetin amerikan për disa takime, përfshirë një darkë të planifikuar me Donald Trump.

    donacionet politike Elon Musk Katar
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Radhë kilometrike në Milot, qindra automjete drejt Kosovës krijojnë trafik të rënduar në “Rrugën e Kombit”

    March 22, 2026

    Brikena i hapet Mateos: Jam gati të dal me ty dhe ta vazhdojmë lidhjen jashtë

    March 22, 2026

    Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

    March 22, 2026

    Policia blindon Tiranën për protestën e opozitës, autobot uji pranë vilës së Enver Hoxhës dhe masa të forta sigurie

    March 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus March 12, 2026

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Genci Kojdheli Dhe nëse 10 vitet e fundit na kanë mësuar diçka, është fakti se…

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot, Parashikimi i horoskopit 21 Mars

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, parashikimi i horoskopit 19 Mars

    Parashikimi i Horoskopit 18 Mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.