Disa pamje ‘shokuese’ kanë bërë bujë në rrjet kur një influencer i njohur publikoi nga brenda strofullës së një ariu të murrmë, para se ky i fundit të kthehej e ta gjente aty.
Stefan Jankovic, 31 vjeçar nga Serbia, publikoi dy videot e eksperiencës së frikshme teksa raporton fatmirësisht papritmas arriti t’i shpëtonte ariut gjigand.
Jankovic dallohet qartazi që tregon thellësinë e strofkës së baltës, duke shikuar nga hyrja mbi kokën e tij.
Por në momentin që kthen kameran koka e madhe e ariut shihet që e vështron dhe nisë ngadalë të hyjë në folenë e tij.
Jankovic vazhdon të filmojë momentin e tensionuar teksa ariu vijon të zbresë me zvarritje në gropë drejt blogerit.
Ariu i murrmë avancon drejt të riut derisa ai gjendet pranë fytyrës së Jankovic.
Me një shprehje të shtangur në fytyrë Jankovic qëndron palëvizur duke lënë ariun ta nuhasë atë dhe kameran.
Në njëfarë mënyrë modeli arrin të dalë nga strofka duke kaluar ariun.
“Nuk mund ta besoni çfarë më ka ndodhur”, thotë Janovic më pas në video. “Kalova 24 orë në pyll dhe një ari më sulmoi, pasi shpëtova prej tyre dy të tjerë më dolën përpara”, shton publikuesi.
Personazhi rrjeteve sociale nuk shpjegon sesi ra në situatën me ariun dhe nuk dihet nëse ishte një ari i egër apo i mbajtur në një rezervat.
“On the edge of life.”
Popular Serbian video blogger Stefan Janković published a video online where he somehow ended up in a bear’s cave. In the second video, he is already on a tree with 2 bears underneath.
He did not explain how he got into such a situation, but he called… pic.twitter.com/sX0D3d6e5D
— NEXTA (@nexta_tv) September 15, 2024


