Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hapja e basteve, ministri i Financave: Kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore

    “Onkologjiku”/ Prokuroria Tiranës mbyll hetimet, çon ne gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT

    PD i mbyll derën Alesja Balliut/ E penguan për të rivalizuar Berishën, deputetja: Kriteret i shërbejnë vetëm kryetarir

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Kallas: Kosova dhe Serbia partnere të barabarta në dialog

    May 23, 2025

    Shefja e diplomacisë së BE-së Kaja Kallas tha në Kosovë, se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e vetmja rrugë drejt një të ardhmeje më të sigurt për të dy popujt.

    Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, tha në Prishtinë se BE-ja ka nisur gradualisht t’i heqë masat ndaj Kosovës, por nuk bëri të ditur se në cilët sektorë. Por në të njëjtën kohë Kallas tha, se mbyllja e disa zyrave paralele serbe në veri nuk i shërben shtensionimit të situatës. Autoritetet kosovare kanë disa muaj që mbyllin zyra dhe shërbime serbe në veri që nuk menaxhohen nga institucionet kosovare dhe pikërisht këto veprime kanë bërë që BE-ja të vendosë masa sanksionuese ndaj Kosovës. Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, qëndron në Kosovë të enjten (22.05.2025) pasdite dhe të premten. Para se të fillojë takimet me udhëheqësit e strukturave politike kosovare, ajo mbajti një konferencë të shkurtër për media.

    “Si shenjë e përkushtimit tonë, mund të njoftoj se BE-ja ka nisur gradualisht t’i heqë masat të prezantuara në qershor 2023. Vendimi hap rrugën për mundësi të mëdha për zhvillimin e Kosovës dhe afron lidhjet me Evropën. Por kjo natyrisht është e kushtëzuar në ruajtjen e shtensionimit në veri të Kosovës”, tha Kallas, duke shtuar se “mbyllja e strukturave të përkrahura nga Serbia minon përpjekjet drejt shtensionimit”.

    “Pra, duhet të kuptohet që ne nuk duam të shohim përshkallëzim në veri. Kam qenë vetë e angazhuar që t’i bind anëtarët e BE-së që t’i heqin masat, por thonë se Kosova duhet ta respektojë marrëveshjen e Ohrit dhe se përshkallëzimi në veri po vazhdon përkundër kësaj, dhe kjo është pengesa që kemi. Jemi të gatshëm të bëjmë hapat tonë, por vërtet duhet të shohim shtensionim në veri”, tha Kallas.

    Theksohet nevoja për vazhdimin e dialogut

    Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, erdhi në Prishtinë pas vizitës që zhvilloi në Beograd. Në të dyja qendrat ajo foli edhe për nevojën e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Prioritet kyç mbetet normalizimi i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jeni partnerë të barabartë në tavolinë. Si përfaqësuese e lartë e BE-së do të vazhdoj ta mbështes këtë proces dhe ata që kanë dyshime në të, le të jem e qartë: Normalizimi i raporteve është e vetmja rrugë për të ardhme më të sigurt dhe prosperuese për popujt e rajonit dhe stabiliteti varet nga dialogu e jo nga konfrontimi”, tha Kallas. Ajo tha se së shpejtisynon t’i ftojë në Bruksel përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës për të folur për hapat konkretë përpara.

    Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, viziton Kosovën në kohën kur tash e tre muaj pas zgjedhjeve, vendi ende nuk ka parlament funksional dhe as qeveri, për faktin që partitë politike nuk po gjejnë konsensus.

    “Liderët e partive politike duhet t’i lënë anash ndasitë dhe ta bëjnë prioritet të ardhmen e Kosovës. Formimi i kuvendit të ri dhe qeverisë së re është thelbësor për stabilitetin dhe rritjen e Kosovës, si dhe për të ardhmen evropiane të saj”, tha Kallas.

    Deputetët e kuvendit deri tani janë mbledhur 19 herë në përpjekje për konstituimin e kuvendit, por partia që doli e para në zgjedhje, Vetëvendosja drejtuar nga Albin Kurti, nuk po arrin që të sigurojë 61 vota për ta zgjedhur kryetarin dhe më pas të provojë të bëjë qeverinë.

    Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, në turin e saj në Ballkan vizitoi Serbinë, Kosovën dhe më pas viziton edhe Maqedoninë e Veriut./DW

    Vr*sja e Altin Arapajt/ Po flinte gjumë kur u arrestua, si u zbulua vendndodhja e Mikel Selimaj

    40-vjeçari me probleme të shëndetit mendor përplasi Land Roverin me makinat e policisë, mbante a*më…

    Kaja Kallas kosova Serbia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hapja e basteve, ministri i Financave: Kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore

    April 30, 2026

    “Onkologjiku”/ Prokuroria Tiranës mbyll hetimet, çon ne gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT

    April 30, 2026

    PD i mbyll derën Alesja Balliut/ E penguan për të rivalizuar Berishën, deputetja: Kriteret i shërbejnë vetëm kryetarir

    April 30, 2026

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve! Ja sa do blihet nafta dhe benzina

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.