Site icon Informohu siç duhet

Kakavijë, bllokohet rruga për disa orë për shkak të protestës së fermerëve në Greqi

Policia Kufitare Kakavijë njofton se, sipas informacionit të marrë nga Policia Kufitare Greke, dita e sotme nga ora 19:00 deri në 22:00 (ora greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës së fermerëve.

Gjatë kësaj periudhe, do të lejohet të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë u kërkon qytetarëve mirëkuptim dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve në orare të tjera të ditës për të shmangur vonesat.

Exit mobile version