POGRADEC– Në një kohë që po pritet të jepet masa e sigurisë për autorin e dyshuar të vrasjes së 42-vjeçarit në Pogradec dy ditë më parë, Denis Muçën, dhe 3 bashkëpunëtorët e tij, familjarë të viktimës, Eglantin Progës kanë shkuar në gjykatë.
Mes britmave dhe lotëve, motra e të ndjerit shan të përfshirët në ngjarje. “Dua t’i shoh. Kafshë!”- dëgjohet teksa ulëret dhe qan e motra e Progës.


